Një vatër zjarri është shfaqur në Radhimë. Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al shihet sasia e madhe e tymit që ngrihet në ajër ndërsa era duket se po e favorizon përhapjen.
Shkak për zjarrin është bërë përfshirja nga flakët e një kabine elektrike. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit që ndodhet në afërsi të hoteleve dhe banesave aty pranë. /abcnews.al/