Zjarr në pyjet e Kukësit, digjen rreth 8-10 ha

schedule12:37 - 21 Mars, 2022

schedule 12:37 - 21 Mars, 2022

Një vatër zjarri ka shpërthyer në pyjet e Kukësit edhe pse ditët e fundit temperaturat në vendin tonë janë të ulëta.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se  një vatër e madhe zjarri ka rënë paraditen e kësaj të hëne në Njësinë Administrative Malzi të Kukësit. Zjarri u shfaq në zonën e quajtur Shtane në një sipërfaqe pyjore më dush dhe dëllinjë.

Ndërkohë Bashkia e Kukësit ka angazhuar  8 efektivët e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë ndërsa Shërbimi Pyjor 3 efektivë zjarrëfikës. Po punohet  për të bërë të mundur shuarje dhe izolimin e zjarrit që ka rënë në një sipërfaqe të madhe prej 8-10 ha me përshkrim.

Për shkak të terrenit mjaft të thyer malor, grupet e punës ecin në këmbë ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit është i vështirë e favorizuar nga erërat e forta që përhapin flakët. Shuarja po bëhet me lopata dhe pompa shpine të shuarjes së zjarrit pasi makina zjarrëfikëse e ka të pamundur futjen në mal. Kujtojmë se gushtin e vitit të kaluar u shkrumbuan qindra hektarë pyje e kullota./abcnews.al