Nuk dihen shkaqet e zjarrit që ra mëngjesin e kësaj të enjteje në Shëngjin. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, e cila për pesë orë mbajti në ankth banorët.
Një zjarr i fuqishëm përfshiu disa shkurre dhe ferra në zonën turistike të Shëngjinit, duke rrezikuar banesa dhe biznese. Zjarri u shfaq në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe u përhap në një kohë mjaft të shpejtë në një siperfaqe të konsiderushme, kjo e ndihmuar edhe nga era e fortë që mbizoteronte në zonë. Situata e krijuar shkaktoi frikë dhe panik tek banorët, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërriten menjëherë forcat zjarrfikëse. Këta të fundit të ndihmuar edhe nga banorët të zonës ndërhynë për shuarjen e flakëve.
Pas më shumë se 5 orësh zjarri u vu nën kontroll, duke shmangur dhe rrezikun për zonën e banuar. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por nga veprimet paraprake dyshohet të ketë qenë i qëllimshem. Ndërkohe një ditë më parë në Zejmen të Lezhës flakët e zjarrit shkrumbuan binarët e hekurudhes në një distance prej më shumë se 330 metra, duke e nxjerrë linjën hekurudhore jashtë funksioni. Sipas raportimeve gjatë ditës së enjte ka nisur puna për riparimin e dëmeve të shkaktuara në këtë zonë./abcnews.al