Zjarr në një spital në Selanik, të paktën 20 persona të bllokuar në godinë

schedule08:59 - 6 Prill, 2022

schedule 08:59 - 6 Prill, 2022

Një pavijonin e një spitali në Selanik raportohet që të ketë rënë zjarr. Sipas mediave greke në momentin që ka rënë zjarri në pavijon ndodheshin 20 pacientë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen 11 zjarrfikëse. Dyshohet që brenda godinës të ketë pacientë dhe personel mjekësor të bllokuar. Drejtori i spitalit Diamantis Chloros është shprehur se pavijoni ku ka rënë zjarri është mbushur me tym.

Ndërkohë, brigada e zjarrit është aktualisht duke asistuar në evakuimin e pacientëve dhe infermierëve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!