Zjarr në një spital në Indi, humbin jetën dhjetë foshnja

schedule13:52 - 9 Janar, 2021

schedule 13:52 - 9 Janar, 2021

Të paktën 10 foshnja kanë humbur jetën në Indi si pasojë e një zjarri që ka përfshirë spitalin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, në Spitalin e Qarkut Bhandara në shtetin perëndimor të Maharshatra ku pas ndërhyrjes së zjarrëfikësëve janë shpëtuar shtatë foshnja.

Kryeminstri i Indisë, Narendra Modi, në reagimin e tij ka theksuar se kjo ishte një tragjedi e rëndë.

Një hetim ka nisur për sa i përket kësaj çështjeje, ndërsa nuk dihet ende se cili ishte shkaku i zjarrit. Përpjekjet e shpëtimit u penguan nga shpërthimet e vazhdueshme brenda repartit.

Ndërkohë një infermiere në detyrë tha se ajo lajmëroi autoritetet pasi pa se tymi po dilte nga Njësia e Kujdesit e të Porsalindurve në këtë spital. /abcnews.al