Zjarr në një pallat 7 katësh në Durrës

schedule12:50 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 12:50 - 7 Dhjetor, 2023

Një apartament është përfshirë nga flakët në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 pranë stacionit të trenit. Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati 7 katësh. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, të cilat po vënë nën kontroll situatën.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit./abcnews.al