Zjarr në një ndërtesë shumëkatëshe në Afrikën e Jugut, raportohet për 63 viktima, mes tyre një fëmijë

schedule08:15 - 31 Gusht, 2023

schedule 08:15 - 31 Gusht, 2023

Të paktën 63 persona kanë humbur jetën pas rënies së një zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin më të madh të Afrikës së Jugut, sipas autoriteteve. Zyrtarët thanë se dhjetëra të tjerë u plagosën gjithashtu nga zjarri në Johanesburg.

Sipas autoriteteve, mes viktimave ishte edhe një fëmijë. Deri në 200 persona besohet se ndodheshin në ndërtesë, me autoritetet që thonë se shumë kanë mbetur të bllokuar dhe se numri do të vazhdojë të rritet.

 

/abcnews.al