Rreth orës 2:30 të mëngjesit, departamenti i zjarrfikësve mori alarmin për shpërthimin e një zjarri një kioskë.
Kur mbërritën shërbimet e urgjencës, kioska ishte djegur. Zjarri ishte përhapur tani në një pallat, me njerëzit që po qëndronin të bllokuar nga tymi në ballkonet e apartamenteve, tha departamenti i zjarrfikësve në Düsseldorf.
“Flakët tashmë kishin prekur katin e parë dhe dera e hyrjes ishte përfshirë gjithashtu nga zjarri”.
Tre persona humbën jetën nga zjarri shkatërrues dhe 16 të tjerë u plagosën. Dy prej tyre janë në rrezik për jetën, sipas zjarrfikësve. Kioska ndodhej ne katin përdhese të nje pallati. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit ndërkohë policia ka nisur hetimet.
/abcnews.al