Banesa e shtetasit Andrea Lako, i cili jeton i vetëm, është përfshirë nga flakët e zjarrit në lagjen 14 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.
Zjarri ka sjellë panik tek banorët të cilët u evakuuan nga forcat e zjarrfikëses dhe policisë. Mësohet se një e moshuar është dërguar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën por pati probleme me frymëmarrjen.
Tashmë, zjarri është fikur totalisht ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al