Zjarr në një banesë në Gjirokastër, një 12-vjeçare humb jetën

schedule20:45 - 28 Nëntor, 2021

schedule 20:45 - 28 Nëntor, 2021

Ka pasur fat tragjik një vogëlushe 12-vjeçare në Gjirokastër, ku zjarri i rënë në banesën ku jetonte i ka marrë jetën.

Raportohet se zjarri ka rënë rreth orës 20:30, në fshatin Dervician, Dropull.

Në banesë raportohet se ka qenë kryefamiljari I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare, ku si pasojë  janë dëmtuar dhe fillimisht janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjekësore.

Fatkeqësisht si pasojë e plagëve 12-vjeçarje nuk ka mundur të mbijetojë.  /abcnews.al/