Një zjarr ka përfshirë kafazët e majmunëve brenda Kopshtit Zoologjik në Krefeld të Gjermanisë Perendimore, duke shkaktuar ngordhjen e tyre. “Frika jonë më e madhe u bë realitet. Nuk ka asnjë kafshë të mbijetuar”, thuhet në deklaratën e kopshtit zoologjik.
Zjarri ishte i përmasave të mëdha, ndërsa mësohet se kanë ngordhur më shumë se 30 kafshëve, përfshirë shimpanze, orangutangë dhe dy gorilla. “Një ambient i rrethuar ku jetonte një familje e re me shtatë gorilla, u kursye nga zjarri”, thuhet më tej në deklaratë
Zjarri ka rënë rreth orës 00:30 të datës 1 Janar 2020. Ende nuk dihen shkaqet ndërsa kanë nisur hetimet, shkruajne mediat gjermane. /abcnews.al