Zjarr në katin e pestë të një pallati

schedule08:43 - 19 Tetor, 2019

schedule 08:43 - 19 Tetor, 2019

Një apartament në bllokun e banesave sociale në Shkozë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Dyshohet se shkak i zjarrit në apartamentin që ndodhet në katin e 5 është është bërë një shkëndijë elektrike. Nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Familja ka mundur të dalë menjëherë nga banesa, ndërkohë që në pallat kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Situata ka shkaktuar panik edhe tek banorët e tjerë të banesave sociale, por fatmirësisht flakët nuk janë përhapur në apartamentet ngjitur.

Banesat sociale në Shkozë administrohen nga Bashkia e Tiranës. Aty janë strehuar familje në nevojë ose me të ardhura të pakta, që nuk kanë banesë dhe mundësi të përballojnë çmimet e apartamenteve me qira në treg./abcnews.al