Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në Elbasan, shpëtohet 7-vjeçarja (Video)

schedule13:36 - 18 Qershor, 2019

schedule 13:36 - 18 Qershor, 2019

Një zjarr i fuqishëm rrezikoi jetën e banorëve në një pallat 12 katësh në qendër të qytetit të Elbasanit. Por zjarrfikësit e këtij qyteti u treguan profesionistë dhe arritën të shpëtojnë vajzën e izoluar në banesën e saj si dhe të shuajnë plotësisht flakët.

Shtatë vjeçarja e izoluar nga tymi brenda banesës e saj në katin e 10 të pallatit ku ra zjarri në qendër të Elbasanit, u shpëtua pas afro dy orësh. Pak kate më poshtë ishte vatra ku shpërthyen flakët, por aty nuk ndodhej njeri.

Banoret u përfshinë të gjithë në panik. Një helikopter i ushtrisë shkoi në ndihmë për çdo rast emergjent. Zjarrfikësit e Elbasanit mundën të shuanin zjarrin pas një beteje të fortë me flakët

Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të marte. Gjithçka u kuptua vetëm kur tymi dhe flakët shpërthyen nga ballkoni dhe dritaret e apartamentit. Edhe në brendësi të pallatit situata u bë kritike. Zbritjen e banorëve, të cilët i kapi paniku u bë e pamundur.

Gjate operacionit të shpëtimit  2 zjarrfikës u afsikuan, por pa rrezik për jetën. Paraprakisht dyshohet se shpërthimi ndodhi për shkak të një shkëndijë elektrike brenda apartamentit që u shkrumbua./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!