Zjarr në Greqi, rrezikohet zona e banuar

schedule16:30 - 1 Qershor, 2022

schedule 16:30 - 1 Qershor, 2022

Flakët e zjarrit kanë pushtuar mesditën e sotme zonën e Koridhalos në Greqi.

Sipas ekipeve zjarrfikëse flakët e zjarrit kanë shpërthyer në një zonë pyjore shumë pranë zonës së banuar në Koridhalo.

Për shkak të rrezikut nga zjarri është ndërprerë qarkullimi i mjeteve në rrugën “Panagioti Eli”.

Ekipet zjarrfikëse ndodhen në terren për shuarjen e zjarrit. Deri më tani nuk janë raportuar dëme material apo të lënduar.

/abcnews.al/