Zjarr në depozitat e gazit në Porto Romano

schedule08:30 - 18 Qershor, 2022

schedule 08:30 - 18 Qershor, 2022

Një shpërthim në depozitat e gazit ka ndodhur në Porto Romano në Durrës, mëngjesin e sotëm.

Siç raporton gazetari Leonidha Musaj, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse. Në pak minuta flakët janë vënë nën kontroll. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Njoftimi i policisë: 

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në Porto Romano, Durrës, ka rënë zjarr në depozitat e gazit.

Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/abcnews.al