Një shpërthim në depozitat e gazit ka ndodhur në Porto Romano në Durrës, mëngjesin e sotëm.
Siç raporton gazetari Leonidha Musaj, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse. Në pak minuta flakët janë vënë nën kontroll. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në Porto Romano, Durrës, ka rënë zjarr në depozitat e gazit.
Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
/abcnews.al