Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Shkodër ku si pasojë e një zjarri të rënë në në çadrat e komunitetit rom ka humbur jetën një 13 vjeçare.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur, në lagjen “Liria”, ka humbur jetën Gj.D, 13 vjeç, e cila në momentin kur ka rënë zjarri ka qenë në gjumë.
Gazetari i ABC News Simon Shkreli ka bërë me dije se shkak i kësaj ngjarje të rëndë ku si pasojë ka humbur jetën 13 vjeçarja e sëmurë është bërë një zjarr i ndezuar nga gjyshja e saj.
“13 vjeçarja kishte disa ditë që kishte ardhur nga shtëpia e fëmijës në Tiranë tek familjarët e saj për të qëndruar. Dyshohet se zjarri ka ardhur nga një sobë, që dyshohet që është ndezuar nga gjyshja e vajzës, por nuk dihet nëse vajza për shkak të problemeve mund të ketë ndikuar në përhapjen e flakëve. Vajza qëndronte me gjyshen ndërsa familjarët e saj nuk ndodheshin në shtëpi. Nga zjarri janë djegur tre barake, ku banorët theksojnë se zjarri ka shkaktuar dëme tek kursimet e pakta që ato kishin arritur të siguronin”, tha gazetari Shkreli.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:30 minuta ku kanë mbërritur dhe zjarrfikësit, por nuk kanë pasur mundësi që të shpëtojnë adoleshenten.
Njoftimi policise:
Më datë 11.02.2020, rreth orës 07:10, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ka rënë zjarr në barakat e komunitetit rom dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja e mitur S. D., 13 vjeçe.
Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Në vendngjarje po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit./abcnews.al