Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Zjarr” në Air Albania mes Tiranës dhe Kukësit, në fushë edhe Vllaznia me Kastriotin

schedule09:07 - 30 Janar, 2022

schedule 09:07 - 30 Janar, 2022

Abissnet Superiore do të zbresë në fushën e lojës me dy sfidat e saj, të javës së 18-të.

Ndeshja e parë është ajo mes Vllaznisë dhe Kastriotit, e cila do të luhet në stadiumin e Kamzës, ora 13:45. Një sfidë e cila shikon të dy skuadrat të luftojnë për 3 pikët, krutanët për të bërë të mundur mbijetesën ndërsa shkodranët për të “shkelmuar” barazimet e katër javëve të fundit.

Vëmendja padiskutim do të jetë në “Air Albania” ku do të luhet supersfida e kësaj jave mes Tiranës dhe Kukësit. Dueli mes bardhebluve dhe verilindoirëve do të nis në orën 16:45.



Djemtë e Orges Shehit në këtë takim vijnë si kryesuesit e kampionatit me 6 pikë diferencë ndaj kundërshtarëve të tyre ditën e sotme, ku në këtë përbalje kryeqytetasit do kërkojnë ta thellojnë këtë diferencë, ndërkohë nga ana tjetër skuadra e Diego Longo tenton t’i mposht kryesuesit për herë të dytë këtë sezon.

Ndërkaq, kryeqytetasit vuajnë edhe historinë ndaj Kukësit duke qenë se nuk njohin fitore ndaj verilindorëve në katër takimet e fundit duke regjistruar dy humbje dhe dy barazime, (fitorja e fundit e Tiranës daton më datë 4 nëntor të vitit 2020), ndërsa edhe takimi i fazës së parë u mbyll me suksesin e skuadrës së drejtuar nga italiani Diego Longo me rezultatin 2-1.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!