Zjarr i madh në Tiranë, tymi i zi mbulon lagjen

schedule14:51 - 3 Gusht, 2021

schedule 14:51 - 3 Gusht, 2021

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në pikën e skrapit në rrugën “Dine Hoxha” në Babrru. Policia njofton se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për normalizimin e e flakëve dhe fikjen e zjarrit.

“Rreth orës 14:30, në rrugën “Dine Hoxha” ka rënë zjarr në pikën e skrapit në pronësi të shtetasit F. L, ku ka vetëm dëme materiale.

Forcat zjarrfikse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia. m.v/abcnews.al