Një zjarr i madh ka shpërthyer më herët në ishullin grek Rodos dhe për shkak të erës së fortë duket se flakët po marrin përmasa të mëdha, shkruan protothema.gr.
Sipas autoriteteve lokale në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ndërsa shkaku i zjarrit nuk është zbardhur ende.
Kryetari i komunës së Saroni në Rodos, Manolis Boniatis, tha për mediet lokale se është lëshuar njoftim për evakuimin e një pjesë të fshatit afër zjarrit për të ulur rrezikun e ndonjë incidenti më vonë.
“Kryetari dhe Këshilli i Komunës së Soronit kërkojnë nga banorët që të evakuojnë menjëherë fshatin për shkak të një zjarrit që po i afrohet vendbanimit. Veçanërisht duhet të ofrohet ndihmë për të moshuarit”, thuhet në njoftimin e e Komunës së fshatit Saroni në Rodos.
Mësohet se është evakuuar dhe shkolla 9-vjeçare e fshatit për arsye sigurie./abcnews.al/


