Ziyech, një tjetër opsion për Barçën

schedule08:44 - 17 Nëntor, 2021

schedule 08:44 - 17 Nëntor, 2021

Opsionet nuk reshtin së dukuri që Barça të përforcojë frontin e sulmit. Nëse nga Gjermania theksojnë se katalanasit do të paraqesin një ofertë prej 40 milionësh nga Karim Adeyemi këtë javë, ‘Sport’ thekson se opsion është edhe Hakim Ziyech.

Marokeni nuk llogarit shumë te Chelsea dhe ka disa skuadra që e kanë të programuar. Gazeta katalanase tregon gjithashtu se situata e tij e bën atë një opsion të zbatueshëm, pasi ai mund të mbërrinte në formë huazimi dhe në Londër nuk do të vendosnin shumë pengesa në largimin e tij.

Në klub po diskutohet për këtë mundësi, Xavi do të jetë ai që vendos. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!