Ziyech dëshiron Milanin, mund të përdoret strategjia si e Interit me Lukakun

schedule09:32 - 26 Nëntor, 2022

schedule 09:32 - 26 Nëntor, 2022

“Ziyech dëshiron Milanin menjëherë. Strategjia e Lukakut, por thelbi është nënshkrimi”, kështu raporton sot “Tuttosport”.

Hakim Ziyech është profili që më së shumti intrigon Milanin për vijën e parë, por paga e tij prej 6 milionë euro është një pengesë. Ishte në gusht dhe mund të jetë në janar për sëri një emër konkret.

Përflitet se lojtari dëshiron të largohet dhe dëshiron kuqezinjtë dhe me rekomandimin e mikut të tij Romelu Lukaku, ka karkuar këshilla nga avokati Ledure, strateg për rikthimin e belgut te Interi.

Problem megjithatë, siç u përmend, mbetet paga e tij prej 6 milionë euro./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!