Zi në familjen e deputetit demokrat, Xhelal Mziu humb njeriun e shtrenjtë

schedule23:38 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 23:38 - 3 Dhjetor, 2021

Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka humbur të vëllanë. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një statusi në rrjetet sociale. Ai shprehet se ceremonia mortore do të bëhet nesër në varrezat e Sharrës.

“Me hidhërim të thellë njoftoj për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait tim Rasim Rahman Mziu.  

Ceremonia mortore bëhet nesër ditën e shtunë, me datë 04.12.2021, në orën 14:00 në varrezat e Sharrës. Pritja bëhet në rrugën e Arbërit, Kodër Kamëz (pranë Universitetit Bujqësor)”, shkruan Xhelal Mziut. /Abcnews.al