Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu në interpelancën e thirrur nga deputetja Ina Zhupa për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, deklaroi se kjo ngjarje fatkeqe nuk duhet shfrytëzuar për përfitime politike.
Më tej Manastirliu shtoi se dhimbja e njerëzve nuk duhet kthyer në platformë për politikën e ditës, por duhet punuar për gjetur zgjidhje dhe për të luftuar shkaqet e problemeve.
“Gjuha e urrejtjes, fyerje, kanosja me fjalë janë shembulli më i keq që mund t’u japim fëmijëve dhe t’u bëjmë prindërve dhe qytetarë. Në nisje të interpelancës së kaluar fyet rëndë një koleg të nderuar të këtij Kuvendi, Po të drejtohem si grua si nënë si qytetarë, t’i tregove se interesi yt nuk ishte për ngjarje, apo të jepje kontribut që problemet të gjejnë zgjidhje. T’i kishe kërkuar një interpelancë urgjente dhe përdore këtu një gjuhë fyese. Qytetarëve andej nga anët tuaja u ka ardhur turp kur të kanë dëgjuar. Mësuesve që edukojnë fëmijët tanë u ka ardhur turp që të kanë dëgjuar. U ngrite në Foltore për të trajtuar problemin dhe u bërë vetë problemi. Tregove se je njeriu më në hall për një karrige. Dhimbjet e tyre s’mund të ktheni në një cirk politik”, u shpreh ajo.
Manastiruliu siguroi se për ngjarjen në fjalë janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë dhe se është punuar të shtuar sigurinë në shkolla.