Në vetëm pak minuta, në “Stade Pierre-Mauroy”, vendasit e Lille do të presin kampionët në fuqi, të Francës, Paris Saint-Germain, në përballjen më të rëndësishme, të javës së 16-të të kampionatit francez të futbollit, Ligue 1.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Paulo Fonseca i ka rreshtuar të tijët, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Chevalier. Në krahët e mbrojtjes janë Ismaily e Diakite, me qendrën, që mbulohet nga Alexsandro e Yoro. Më tërhequr në mesfushë janë Andre e Bentaleb, ndërsa Gudmundsso, Gomes e Edon Zhegrova janë vendosura pas “fantazistit” turk, Yusuf Yazici.
Në krahun tjetër, tekniku spanjoll, Luis Enrique i ka rreshtuar “parisienët” e tij, me formacionin 3-4-3, ku në portë është vendosur Tenas, pas mungesës së italianit Donnarumma, për shkak të daljes me kartonin e kuq, në përballjen e fundit. Mbrojtjes me ter përbëhet nga Marquinhos, Pereira e Lucas Hernandez. Në mesfushë janë rreshtuar Zaire-Emery, Manuel Ugarte, Vitinha e Barcola, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Ousmmane Dembele, Lee Kang-In e Kylian Mbappe. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:


