Zhdukja e të riut në Fier, familjarët: Djali mori 500 mijë lekë borxh

schedule19:18 - 23 Shtator, 2019

schedule 19:18 - 23 Shtator, 2019

Kanë kaluar disa ditë nga zhdukja e një të riu në Fier dhe nuk dihet fati i tij. Për këtë ngjarje policia ka arrestuar dy kushërinj, ndërkohë familjarët tregojnë detaje çfarë ndodhi mes kushërinjve.

Një 29 vjeçar nga Kreshpani i Fierit rezulton i zhdukur prej 10 ditësh. Ngjarja që dyshohet të jetë një rrëmbim i mundshëm. Ndodhi 10 ditë më parë ku sipas familjarëve ai udhëtoi bashkë me kushëririn e tij drejt Vlorës.

Rrethanat e ngjarjes dhe fati i të riut mbeten të paqarta, por policia ka arrestuar dy personat që kontaktuan të fundit me të Perlat dhe Lajdon Myrtaj. Shkak i zhdukjes së të riut sipas familjarëve  është një konflikt me kushërinjtë e tij. Dy muaj më parë Fatjoni i ka marrë bashkëshortes së njërit prej kushërinjve, 500 mijë lekë borxh, shumë që më vonë familjarët e të zhdukurit  thonë se e kanë shlyer.

Fatjon Myrtaj punonte në ndërtim në Kosovë bashkë me kushëririn e tij Lajdon Myrtaj. Ditën e zhdukjes 29 vjeçari mendohet të ketë udhëtuar drejt Fierit bashkë të. Rasti po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të rënda. /ABC News Albania 24/7