Armand Shakaj autori i dyshuar mbi zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi u mor në pyetje nga policia dhe më pas u la i lirë. Pas denoncimit të bërë më 4 qershor nga familjarët e Eglant Koçit pasi nuk po lidheshin me të ata kanë deklaruar se i riu do të takohej me një mikun e tij.
Grupi hetimor fillimisht ka marrë në pyetje 41-vjeçarin i cili ka thënë që nuk kishte informacion dhe më pas është lënë i lirë. Pas kësaj sipas informacioneve veprimet e tij kanë rënë në sy të hetuesve.
Me sekuestrimin e kamerave të sigurisë ka rezultuar se Koçi për herë të fundit është parë në lokalin e mikut të tij dhe nuk ka dalë më. I pranishëm në vendin e ngjarjes ka qenë dhe Enea Zyferi që punonte kamarier ky i fundit dyshohet të këtë ndihmuar autorin e krimit duke fikur dritat. Megjithatë në pamjet që janë administruar shikohet Shakaj duke tërhequr dhe futur në automjet 34-vjeçarin për ta larguar më pas.
Për të zhdukur gjurmët ai ka marrë motorrin e Eglant Koccit dhe e ka dërguar në zonën e 5 Majit më pas ai është kthyer në këmbë. Motorri u gjend me 6 qershor dy ditë pas zhdukjes së 34-vjeccarit.
7 ditë pas zhdukjes së tij vetmi i arrestuar për këtë ngjarje është Enea Zyferi që u la në masën arrest me burg pa afat nga Gjykata Penale e Tiranës. Zyferi ka mohuar të jetë përfshirë në ngjarje, ai ka thënë që Armand Shakaj i ka thënë të fikë dritat dhe kështu ka vepruar. Ndërsa nuk ka informacion se çfarë mund të ketë ndodhur me 34-vjeçarin.
Përpos kamerave të sigurisë, dëshmive të marra hetuesi kanë gjetur dhe sekuestruar automjetin e Shakajt në një lavazh në kryeqytet. Policia vijon ende kërkimet në disa zona të thella për gjetjen e të Eglant Koccit por dhe për lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar Armand Shakaj.


