Po lundronte me varkë me të birin, zhduket në liqen aktorja e famshme

schedule12:00 - 9 Korrik, 2020

schedule 12:00 - 9 Korrik, 2020

Aktorja e njohur Naya Rivera është zhdukur në një liqen në Kaliforninë Jugore. Policia filloi kërkimin për 33-vjeçaren, pasi djali i saj 4-vjeçar u gjet i vetëm në një varkë në liqen pasditen e së mërkurës.

Sipas autoriteteve, Rivera kishte marrë një varkë për të dalë shëtitje së bashku me djalin e saj në liqenin e Pirut, por disa orë më vonë fëmija u gjend i vetëm nga disa persona të tjerë.

Sipas saj që ka rrëfyer 4-vjeçari, aktorja ishte hedhur për të notuar, por më pas nuk është kthyer më. 33-vjeçarja u bë e njohur me rolin e saj në serialin Glee në vitin 2009. Pas rolit të saj në serialin muzikor të vitit 2009 deri në 2015, ajo u shfaq në “Devious Maids” dhe “Step Up: High Water.” /abcnews.al