Zhduken dy persona në Vlorë, gjendet një varkë në det në Zvërnec

schedule15:33 - 2 Prill, 2018

schedule 15:33 - 2 Prill, 2018

Një tjetër person dyshohet i zhdukur në Vlorë përveç Ksandro Imerajt. Policia ka gjetur një varkë peshkimi të braktisur brenda së cilës u gjet një shishe me mesazh. Në letër drejtuar nënës ishte shkruar, “Jam Landi, lekët gjenden te pllaka e fundit”. Policia po heton cili është indentiteti i këtij personi dhe ka nisur kërkimet.

Sipas të njëjtave burime po kërkohet edhe për 33 vjeçarin Ksandro Imeraj, i cili është denoncuar i zhdukur para katër ditëve nga familjarët e tij.  Imeraj edhe herë të tjera ka shprehur kërkesën e tij për të ikur në Itali, pasi atje jeton një pjesë e familjes. Dyshimet janë të shumta për zhdukjen e tij deri edhe te mbytja në det, në rastin më të keq./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!