Vijojnë replikat mes gazetares Zhaklin Lekatari dhe këngëtares Fifi. Gjithçka nisi kur kjo e fundit bëri në Instagram një postim plot dashuri për partnerin e saj, ku ndër të tjera i thoshte se i vjen keq që nuk është ruajtur për të.
Pas disa replikave, këngëtarja ka hyrë ‘live’ në Insta dhe ka sqaruar gjithçka me lot në sy. Madje, nuk ka nguruar t’i japë edhe një tjetër përgjigje Zhaklinit.
LEXO EDHE: “Na tregon që të ruajmë veten për një burrë”, Fifi i përgjigjet Zhaklin Lekatarit
“Futem dhe shoh se ia kam shpifur një femre pse kam thënë ‘Më fal se nuk jam ruajtur për ty’. Jam e fortë si femër por edhe femra ka nevojë për një mashkull. Mashkulli është natyrë e fortë. Jam njeriu më i lumtur dhe i bekuar në botë që e kam në krahë dhe nuk më lë të bie kurrë. Nuk iu thash vajzave të ruhen për personin që ëndërrojnë, por thash për veten pse kam dhënë deklarata më shumë seç duhet e kam bërë gabime dhe nuk jam ruajtur mediatikisht. Të jetë ai njeriu i parë për të cilin shkruajnë mediat.
Edhe jam edhe nuk jam e lumtur që jam kështu si jam, i tregoj gjërat e drejtpërdrejta, por kur më fyejnë të puna dhe njeriu i dashur nuk e di se çfarë jam në gjendje të bëj. Por, prapë nuk po e shaj dhe nuk po i them asgjë të keqe. Ndoshta Zhaklina nuk e ka përjetuar dashurinë kurrë dhe nuk na kupton kur flasin për dashurinë”, ka thënë ndër të tjera Fifi shumë e tronditur nga komentet që merr./abcnews.al