“Zgjidhja mund të vijë nga një person”, eksperti për kërcënimet ndaj LDK: Dyshohet veprim politik

schedule16:35 - 19 Janar, 2023

schedule 16:35 - 19 Janar, 2023

Ngjarja kryesore në Kosovë në orët e fundit ka qënë pikërisht kërcënimi që i ka ardhur katër zyrtarëve të Lidhjes  Domokratike të Kosovës, saktësisht kryetarit Lumir Abdixhiku dhe deputetët Avdullah Hoti, Ardmend Zemaj e Arben Gashi.

Këta persona janë informuar nga policia e inteligjenca e huaj se janë target në një plan atentati.

Kjo temë është trajtuar edhe në emisionin “Ballkan” të gazetares Linda Karadaku në ABC News, ku i ftuar në lidhje direkte ka qenë eksperti i sigurisë, Bedri Elezi nga Prishtina.

Elezi u shpreh se kjo ngjarje vjen në një moment aspak të papërshtatshëm pasi Kosova ka më shumë nevojë se kurrë për stabilitet dhe siguri.

Ai shtoi se sipas deklaratave ky është një veprim politik dhe se zgjidhjen mund ta japë vetëm një person që është në radhët e partisë në pushtet.

Pse LDK?

Në këto kohë kur neve në Kosovë kemi më shumë nevojë për siguri, kemi këto ngjarje. Neve kemi përcjellë deklaratat që kanë thënë se ky është një verpim politik, dhe se LDK mund të rrezikojë qeverinë aktuale.Kkjo pengon partinë në pushtet. Si rrjedhojë e kësaj, nëse veprimet e tilla do të ishin politike, do të kërkohej përgjigje te LVV dhe saktësisht tek një person, Dejona Mihalin, pjesë shërbimit inteligjent të LVV.

LVV ka shërbime inteligjente?

LVV kishte një shërbim inteligjent ende pa ardhur në pushtet dhe tani e udhëheq po ky person.

Ku i bazoni këto që thoni?

Referohem  informacioneve që në kemi, ky person ka vendosur edhe për vendosjen e personave të rëndëishëm në pushtet. Nuk dua që të thëm se zonja një fjalë mund të jetë e dyshuar, por meqë partia pushtet është cituar si e mundshme, at’here ky person do të ishte i rëndësishëm për zgjidhjen e kësaj ngjarjeje.r.t/abcnews.al