Më 17 maj në Sofje do të mbahet takim mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras. Kjo është konfirmuar nga shefi i qeverisë së Shkupit. Takimi do të zhvillohet gjatë Samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Në atë zhvillim pritet që të arrihet një marrëveshje përfundimtare për zgjidhjen e kontestit të emrit. Ndërkaq mediat greke bëjnë me dije se grupet e punës të dy vendeve kanë rënë dakord për shumë çështje.
Megjithatë palët nuk dakordësohen lidhur me përdorimin e emrit. Mes tjerash. Mediat greke njoftojnë se Zaev dhe Tsipras zhvillojnë shumë shpesh biseda telefonike, edhe pse këto nuk publikohen.
Ndërkohë, me shumë rëndësi shikohen dhe zhvillimet në takimin mes dy ministrave të jashtëm Dimitrov dhe Kotzias me 11 dhe 12 maj. Mendohet se aty do të vuloset ndonjë marrëveshje përfundimtare. /abcnews.al