Zgjerohet harta e gripit të shpendëve, Gjeci: Në Vlorë një vatër e re infeksioni

schedule14:13 - 28 Mars, 2022

schedule 14:13 - 28 Mars, 2022

Zv. Ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci ka bërë të ditur se ka një rast të ri të konfirmuar të gripit të shpendëve në Vlorë.

“Në 24 orët e fundit kemi një rast të ri të konfirmruar, një vatër të re infeksioni në qarkun Vlorë. Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjithë territorit. Vazhdojmë fushatën sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara“, tha Gjeci

Abcnews.al mëson se lidhur me gripin e pulave ne fshatin Aliban të Vlorës do të mbyllet tregu i Novoselës.

Pas marrjes së kampionit të gjakut disa ditë më pare kanë rezultuar pozitiv dhe nesër do bëhet karantinimi. Aktualisht nuk ka ngordhje pulash dhe shpendësh. Janë shpendë oborri. Kontrollet janë bërë nga drejtoria e veterinarisë.

Në një konferencë për mediet, Gjeci i bën thirrje konsumatorëve për qetësi, të ndihen të sigurt për ushqimet që marrin në qendrat e licencuara. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius, tha Gjeci.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!