Zgjerimi me 12 milje, Athina: Pas Egjiptit dhe Italisë marrin hapa të tjera, pa palë të treta

schedule20:27 - 19 Shtator, 2020

schedule 20:27 - 19 Shtator, 2020

Greqia po mendon të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje në detin Jon.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias deklaroi në një intervistë të dhënë ditën e sotme se kjo është një e drejtë që njihet nga Ligji Ndërkombëtar për Detin e që nuk është subjekt kufizimi apo miratimi nga ndonjë palë e tretë.

“Qëllimi ynë është që gradualisht të caktojmë kufijtë, gjithmonë në kuadrin e së Drejtës Ndërkombëtare, të gjitha zonat tona detare, në konsultim të plotë, aty ku kërkohet, me fqinjët tanë. Pas dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, situata është e duhur që Greqia të ndërmarrë hapa të mëtejshëm. 

Shërbimet kompetente të Ministrisë së Punëve të Jashtme po përpunojnë lëvizjet e nevojshme për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje detin në Jon fillimisht, ndërsa do të ketë përgatitje për zona të tjera për t’u ndjekur. Është një ushtrim i një të drejte ekskluzive të njohur në vendet nga Ligji Ndërkombëtar i Detit dhe që nuk i nënshtrohet asnjë lloj kufizimi ose miratimi të palëve të treta”, tha Dendias.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të pranojë marrëveshje me Greqinë ku është zotuar se do të marrë më shumë se kryedemokrati Lulzim Basha në vitin 2009. Rama u shpreh se marrëveshja do të bëhet me ndërmjetësimin e palëve të treta apo gjykatës ndërkombëtare. /mv.abcnews.al