Zgjerimi i Greqisë në Jon, Berisha për ABC: Mitsotakis t’i bëjë Ramës një përmendore

schedule20:09 - 20 Janar, 2021

schedule 20:09 - 20 Janar, 2021

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e mbajtur për çështjen e detit. Megjithatë, sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, falenderimi është pak.

Berisha, në një bisedë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC tha se Greqia duhet t’i ndërtojë Ramës një përmendore.

“Ky përsëriti pas 106 vitesh jo në tokë por në det, protokollin e Korfuzit. Ky e bëri fakt të kryer, dhe u thotë shqiptarëve, se në nuk na prek zgjerimi i ujërave territoriale të Greqisë. 6 mijë që kishte Greqia janë të barabarta me 12 milje që do ketë tani.”

Ndërsa, duke folur për ligjin e 12 miljeve detare të miratuar në vitet ’90 i cili u shfuqizua në 2008, Berisha tha se në vitin 2009, pas negociatash dyvjeçare me Greqinë, u arrit marrëveshja detare ku qeveria greke paraqitet me 6 milje ujëra territoriale, kurse qeveria shqiptare me 12 milje.

Megjithatë, kjo marrëveshje sipas tij, u rrëzua për llogari të një pale të tretë.

Ish-kryeministri Berisha u shpreh po ashtu se nga zgjerimi i Greqisë në Jon, Shqipëria humbet një territor të konsiderueshëm ajëror si dhe triliona euro në depozita nafte dhe gazi natyror. s.b/abcnews.al/