Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjerimi i BE dhe Kosova/ Rama: Kosova duhet ta harrojë Serbinë dhe të realizojë të gjitha pikat e dialogut

schedule16:13 - 21 Tetor, 2025

schedule 16:13 - 21 Tetor, 2025

Në një tryezë të zhvilluar në Londër, kryeministri Edi Rama u pyet për dialogun Kosovë Serbi. Gjatë fjalës së tij, kryeministri nënvizoi se është shumë e rëndësishme që Kosova të punojë dhe të plotësojë të gjitha pikat e dialogut dhe kriteret.

Gjithashtu nënvizoi se Kosova tashmë është një shtet i ri demokratik dhe i njohur nga Fuqitë e Mëdha duke shtuar se çështjen nuk duhet ta lënë të shndërrohet në problem të tyre por të punojnë për të ecur përpara dhe të lënë Europën të merret me Serbinë.

“Nuk shoh çështje territoriale. Kosova është republikë një shtet i ri demokratik i njohur nga fuqitë e mëdha dhe ende jo i njohur nga pesë vende nga BE. Në këtë drejtim nuk shoh problem. Nga ana tjetër i takon Kosovës që të shtyjë përpara dhe të bindë pjesën tjetër për pozicionin e konsoliduar sa i takon vlerave në botën demokratike dhe BE. Që të jetë e suksesshme Kosova duhet të harrojë Serbinë dhe të realizojë të gjitha pikat e dialogut. T’ia lënë topin në fushë Serbinë, të lënë Europën të merret me Serbinë. Dhe jo ta lënë cështjen të shndërrohet në fajësim të tyre”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!