“Zgjedhorja”, përfundon takimi i ambasadores amerikane me anëtarët e Këshillit Politik

schedule14:23 - 2 Qershor, 2020

schedule 14:23 - 2 Qershor, 2020

Ka përfunduar takimi i ambasadores amerikane Yuri Kim me anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore.

Takimi zgjati rreth dy orë në rezidencën e Yuri Kim, ku i pranishëm ishte ambasadori britanik Duncan Norman dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Oerd Bylykbashi, Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri dhe Petrit Vasili kanë diskutuar për gjetjen e një zgjidhje për Reformën Zgjedhore.

Palët ende nuk janë dakordësuar për çështjen e teknologjisë, për të cilën kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 17:00./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!