Zgjedhorja/ PD mbetet jashtë. Grupi i punës miratoi ekspertët nga PS dhe Rithemelimi

schedule15:06 - 5 Prill, 2024

schedule 15:06 - 5 Prill, 2024

TIRANË– Grupi i punës për reformën zgjedhore miratoi ekspertët e saj. Ajo që bie në sy është fakti se Partia Demokratike mbeti jashtë edhe në nivel ekspertësh.

Nga Partia Socialiste janë zgjedhur Eridjan Salianji dhe Viktor Gumi, ndërsa nga Rithemelimi Ivi Kaso dhe Silva Caka.

Sipas dokumentit, që mban datën 5 prill, mbledhja e radhës do të mbahet të enjten  e ardhshme në orën 12:00. Komisioni do të merret vetëm me çështjen e reformës zgjedhore dhe jo me gjëra të tjera.

Po ashtu përmes kryetares së Kuvendit, grupi i punës për Reformën Zgjedhore ka kërkuar asistencë dhe mbështetje teknike nga ekspertë të OSBE-ODIHR, në lidhje me legjislacionin zgjedhor./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!