“Zgjedhorja”/ Kume: Vota e emigrantëve, lehtësisht e arritshme. Të mos kushtëzohet!

schedule13:39 - 22 Mars, 2024

schedule 13:39 - 22 Mars, 2024

“Vota e emigrantëve është lehtësisht e arritshme”, kështu u shpreh në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, eksperti Kristaq Kume.

Gjatë bisedës në studio, Kume nënvizoi se votimi jashtë territorit të Shqipërisë nuk duhet të kushtëzohet

“Vota e emigrantë është shumë e arritshme nuk është fare problem. Vota nga jashtë territorit duhet të realizohet. Votimi nga jashtë territorit nuk duhet të kushtëzohet. Nuk ka asnjë vështirësi dhe unë pres që t’i japin zgjidhje. Problemi që nuk do të marrë zgjidhje që është propozuar nga mazhoranca është se ata kanë kërkuar që komisionet të jenë të pranishëm dy apo tre specialistë. Mazhoranca vazhdon me të njëjtin qëndrim që nuk u pranua radhën e kaluar. Kërkohet që nëse merr titullin e nëpunësit civil të trajnohesh dhe të mbetesh komisioner dhe këtë opozita nuk e pranon. Me rëndësi është që kjo mënyrë organizimi i punës të materializohet dhe të fillojë menjëherë nga puna”, ka thënë ndër të tjera eksperti Kume.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!