“Zgjedhorja”/ Bylykbashi: Pa dakordësi për identifikimin biometrik, pikat e tjera nuk kanë vlerë

schedule15:23 - 29 Maj, 2020

schedule 15:23 - 29 Maj, 2020

Ka përfunduar pas katër orësh mbledhja e Këshillit Politik. Pas përfundimit për mediat kanë folur Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri si dhe Oerd Bylykbashi.

Ky i fundit gjatë fjalës para gazetarëve u shpreh që nëse nuk arrihet dakordësia për identifikimin biometrik, nuk mund të flitet për pikat e tjera.

Po ashtu gjatë fjalës së tij, Bylykbashi deklaroi se opozita kërkon që teknologjia e identifikimit biometrik të implementohet në të gjithë vendin, pasi opsioni tjetër sipas tij është vetëm një metodë për të krijuar kushte për manipulim.

Bylykbashi u shpreh:”Sot Këshilli Politik vazhdoi diskutimin që çështjen e rëndësishme që dje shkaktoi debat, refuzimin e PS për të futur verifikimin biometrik të zgjedhësve me qëllimin e vetëm për të bllokuar mbushjen e kutive, pa u siguruar kjo numërimi i votave do ishte i falsifikuar. Refuzimi edhe sot, jo vetëm është një kundërshtim nga çështjet kryesore bën të pamundur arritjen e konsensusit, siç është administrimi i zgjedhjeve, roli i që do të ketë Kolegji Zgjedhor. Për këtë bën propozim, duke sugjeruar që të jetë Gjykata Kushtetuese trupa që do të shqyrtonte shkeljen e të drejtave kushtetuese të zgjedhësve dhe kandidatëve, e pamundur që të shkohet më tej. Nëse PS do të reflektojë dhe do të heqë dorë nga zvarritje dhe reflektuar për këtë çështje i hapet rruga kompromiseve të tjera.”

Po ashtu, Bylykbashi u shpreh se qeveria transitore është kërkesë e padiskutueshme, prandaj edhe ditën e djeshme nuk pati kompromis për çështjen e policisë. Ai shtoi se çdo pretendim tjetër për arritjen e një dakordësie të mundshme është i pavërtetë.

Bylykbashi:

“Propozimi i opozitës është futja teknologjisë në votim, votim dhe numërim në të gjitha qendra e votimit. Duke ditur që teknologjia është e gatshme dhe e demostruar të gjithë aktorëve, është e mundshme të zbatohet. Kemi pranuar që të ecet me identifikim biometrik për pjesën tjetër. Një pjesë e madhe e kutive në ditët e zgjedhjeve do të mbyshen nga ata që lejojnë të votën e emigrantëve kur emigrantët s’votojnë, apo komisionerët të mbushin kutinë haptazi kriminale. Nëse nuk bëhet ajo që sugjerojmë ne, procesi zgjedhor është i pamundur për certifikim  të zgjedhjeve. Qeveria transitore është kërkesë e padiskutueshme, prandaj s’pati kompromis për rolin e policisë. Ne do të vazhdojmë ta kërkojmë që kjo garanci të jetë e plotë në legjislacion. KQZ nuk është diskutuar dhe do jetë pjesë e hapësirave për kompromis. Ia bëmë të qartë mazhorancës që pa dakordësi për identifikimin biometrik, të gjitha dakordësitë e tjera nuk ka vlerë. Ka ende hapësirë që të reflektojnë dhe që të bien dakord në interes të shqiptarëve jo të kryeministrit Rama…” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!