Zgjedhjet, Shehi: I humbim 6 bashkitë po s’dolëm me një kandidat

schedule16:18 - 28 Janar, 2022

schedule 16:18 - 28 Janar, 2022

Dashamir Shehi thirri një konferencë për të prezantuar një projektligji të ri për referendumet. I bindur ishte se shumë prej kolegëve që i kishte njoftuar do t’i përgjigjeshin, por kjo nuk ndodhi. Në zgjedhjet e 6 marsit u shpreh i bindur se opozita do të humbë nëse nuk del me kandidat të përbashkët.

Por çfarë do të bëjnë partitë e vogla opozitare nëse edhe Basha e Berisha do të dalin me kandidatët e tyre?

“U bë me një kandidat, na keni të gjithë nga mbrapa. U bë me shumë kandidatët do t’u themi qytetarëve ikni e votoni atë që u duket më i miri.”

Në KQZ janë regjistruar disa prej forcave të koalicionit opozitare por ende nuk ka asnjë marrëveshje të shpallur për një bashkëpunim për të mbështetur kandidat të caktuar. /abcnews.al/