Zgjedhjet rajonale ne Itali, Emilia Romagna mbetet e kuqe, Salvini: Lëvizja me Pesë Yje u zhduk!

schedule14:27 - 27 Janar, 2020

schedule 14:27 - 27 Janar, 2020

Emilia Romagna tek qendra e majtë dhe Kalabria tek qendra e djathtë. Larg skenës mbetet logjika dhe strategjia e Mateo Salvinit, ndërsa për Lëvizjen me pesë yje vazhdon rënia e lirë. Gjatë deklaratës për shtyp, lideri i Legës kritikoi ish aleatët dhe theksoi se rezultatet e votimit tregojnë se më në fund pas 70 vitesh, gjërat në Emilia Romagna kanë ndryshuar. Sipas tij për herë të parë ajo e së dielës ishte një betejë e mirëfilltë elektorale.

Kandidati në largim i partisë demokratike Stefano Bonacini lë prapa rivalen e Legës Lucia Borgonzoni me 52 për qind të votave. Dhe në Bibiano historikisht një bastion i së majtës, partia demokratike ka fituar ndjeshëm.

Në Kalabri është Forzza Italia ajo që fiton duke mundur kandidatin e qendrës së majtë ipo Kalipo me fitoren e Jola Santelit që mori gati56 për qind të votave.

Kandidati i lëvizjes me pesë yje, Simone Benini, mbeti në 3.5% dhe Laura Bergamini, candidate e Partisë Komuniste në 0.4%.

Qendrat e votimit u mbylln në orën 23 të së dielës së 26 qershorit me një pjesëmarrje në votime prej 68% në Emilia Romagna; dhe në Kalabri 44.32%.

Të vetëdijshëm se fati i vendit ishte në duart e tyre, votuesit në këtë zonë u shprehën se zgjedhjet ishin të domosdoshme për të nxitur debatin por dhe për të vendosur para përgjegjësisë politikën vendore.

Në Kalabri përvec ndryshimit të drejtuesve të cilët deri pak orë më parë i përkisnin qendrës së majtë, për herë të parë është një grua që është zgjedhur kryetare e një rajoni në jug të vendit.

I zhgënjyer është shprehur kandidati i pavarur por i mbështetur nga partia demokratike në Kalabri, i cili theksoi se elektorati nuk i besoi premtimit për revolucion, mbi të cilin kishte mbështetur të gjitha përpjekjet në fushatën elektorale./abcnews.al