Zgjedhjet presidenciale/ Gazetarja nga Uashingtoni: Trump në avantazh, Pensilvania shtet kyç për të përcaktuar fituesin

schedule02:33 - 6 Nëntor, 2024

schedule 02:33 - 6 Nëntor, 2024

Gazetarja e Zërit të Amerikës, Keida Kostreci thotë se ish presidenti amerikan, Donald Trump është në avantazh me vota elektorale, në zgjedhjet presidenciale, ndaj zëvendëspresidentes Kamala Harris.

Në maratonën zgjedhore në ABC News, Kostreci u shpreh se Pensilvania është një nga shtetet kyç që do të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve.

“Zoti Trump ka fituar në Missisipi, Alabama, Kerntacy, dhe disa të tjera, ndërsa zonja Harris në bastionet demokrate. Deri në këtë pikë, nuk kemi pamje të qartë për shtetet që do të përcaktojnë zgjedhjet. Georgia do të përcaktohet e para. Do shohim nga do shkojë Georgia. Shohim që më shumë vota elektorale ka fituar Trump se Harris. Nuk ka ndonjë befasi deri më tani. Penslivania është nga çmimet më të mëdha, siç është quajtur deri tani. Mund të ketë ndryshim, 4 vjet më parë, ishtet shtet që i nxori rezultatet më vonë. Shumë veta fitojnë me postë. Karolina e Jugut ishte parashikuar që do të shkonte për zotin Trump. Në DC, situata ka qenë mjaft e qetë”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!