Presidenti amerikan Joe Biden dhe rivali i tij republikan Donald Trump ranë dakor të mërkurën, të zhvillojnë dy debate televizive më 27 qershor dhe 10 shtator, si pjesë e garës së tyre për Shtëpinë e Bardhë.
“Siç thatë ju: kudo, në çdo kohë,” shkroi Biden në mediat sociale.
Donald Trump lost two debates to me in 2020. Since then, he hasn’t shown up for a debate.
Now he’s acting like he wants to debate me again.
Well, make my day, pal. pic.twitter.com/AkPmvs2q4u
— Joe Biden (@JoeBiden) May 15, 2024
Trump tha se Biden është personi më i keq me të cilin është përballur ndonjëherë në debate. CNN raportoi se debati i parë do të zhvillohet në studion e tij në Atlanta pa audiencë dhe me gazetarët Jake Tapper dhe Dana Bass.
Kandidatët pranuan edhe një ftesë nga ABC, e cila do të transmetojë debatin e dytë televiziv më 10 shtator. Një debat i veçantë i kandidatëve për nënpresidentë është propozuar për muajin korrik, pas Konventës Kombëtare Republikane.
Ndihmësit e Biden besojnë se debatet mund të dëmtojnë Trump duke ekspozuar pozicionet e tij në disa çështje, përfshirë abortin, që ata i shohin si dobësi politike. Ndihmësit e Trump e shohin Biden si të prirur ndaj gafave që mund të nxisin shqetësimet e votuesve për moshën e presidentit 81-vjeçar.
Trump do të jetë 78 vjeç kur të zhvillohet debati i parë.
/abcnews.al