Zgjedhjet për kryetarin e ri, Gështenja: Duhet proces legjitim, PD nuk është pronë e një njeriu

schedule13:14 - 24 Korrik, 2023

schedule 13:14 - 24 Korrik, 2023

Të shtunën e 29 korrikut në Partinë Demokratike pritet që të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë por një pjesë e deputetëve janë kundër një vendimi të tillë.

Janë 7 deputetë demokratë të cilët nuk e mbështesin këtë proces zgjedhor dhe kërkojnë nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi që të ndërmarrë hapat në të mirë të partisë.

Deputeti Bledjon Nallbati në fjalën e tij është shprehur se është e rëndësishme që në këtë situatë që ndodhet PD ka nevojë për zgjedhje reale ndaj duhet patjetër që të zbatohet statuti i Partisë Demokratike.

“276 anëtarë të këshillit kombëtar nga 453 në detyrë ishin përjashtuar pa vendim. Ishin njohur por nuk kishin marrë pjesë, ishin në mbledhje por nuk ishin dakord me vendime pa korum. Vendimet e njëanshme nuk e ndihmojnë PD dhe kërkojnë që sekretari i Përgjithshëm të ushtrojë detyrën. Të premten kemi dorëzuar një relacion për të vënë në dukje atë që i cakton statute. Sekretari i Përgjithshëm duhet që të marrë të gjithë përgjegjësitë për të ndaluar përcarjen e mëtejshme të partisë. Ne i kërkojmë atij që të ndërmarrë kompetencat statutore dhe ajo që është e rëndësishme është forcimi i PD-së”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër deputeti Lefter Gështenja është shprehur se PD nuk është pronë e askujt ndaj duhet që të bëhet një proces që e forcon dhe jo ta shkatërrojë më shumë PD-në.

“Një pjesë e mirë kanë kërkuar që bardhi të marrë hapa të sigurtë, me 29 askush nga ne nuk besojnë se do të ketë një një proces real. Ne kërkojmë një proces real, dhe jemi koshientë që duhet që të marrë fund koha vetë numëro dhe vetë fito. Në këtë situatë PD-së i nevojitet një proces real por për këtë duhet një proces real. Duhet që të kemi një parti më të fortë, PD ka nevojë të forcohet nuk mund ta shkatërrojmë vete partinë”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!