Partia Popullore Zvicerane (SVP) e krahut të djathtë, më e madhja në vend, mori më shumë vota në zgjedhjet kombëtare dhe rriti numrin e votave me 3.4% në krahasim me vitin 2019, duke fituar 29% të të gjitha votave.
Sipas Reuters, kështu Zvicra, sipas të gjitha gjasave, u kthye djathtas, pasi shqetësimet për imigracionin tejkaluan frikën për ndryshimin e klimës dhe shkrirjen e akullnajave, megjithëse shumica e votave të fituara nga SVP nuk do të thotë se partia do të formojë shumicën në parlament.
/abcnews.al