MITROVICË- Zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin-Potok dhe Leposaviç pritet të mbahen të dielën, por Lista Serbe ka zgjedhur t’i bojkotojë ato. Po ashtu së fundmi nga kandidatura u tërhoq edhe Aleksandër Jabllanoviç.
Ky i fundit theksoi në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News se është tërhequr nga gara pasi nuk janë plotësuar disa kushte bazike, që sipas tij do të garantoni një proces zgjedhor të rregullt.
“Në mes dhjetorit institucionet e Prishtinës, zyra e Presidencës i anuloi zgjedhjet dhe u vendosëm më 22 prill, por në mes nuk po ndryshonin disa kushte për të pasur një proces zgjedhor të këndshëm. Në ditë e fundit, KQZ, vendosi që vendi ku do të votohej do të ndryshonte nga qendra, vetëm për këtë proces. Tre vendet e votimit në Leposaviç ishin në komisariate. Disa njerëz nuk do shkojnë për të votuar në stacione policore”, tha ai.
Ai theksoi se vendimi i Listës Serbe për të mos marrë pjesë në zgjedhje është i gabuar. Gjithsesi, ai beson se në të ardhmen do të marrë pjesë në zgjedhje, nëse kushtet e kërkuara do jenë përmirësuar.
“Lista Serbe nuk punon në interesin e mirë të komunitetit . Janë të përfshirë në grupe kriminale. Mendoj se lista serbe po bënë lojë të dyfishtë dhe lojë të gabuar. Serbët duan të jenë pjesë e këtyre zgjedhjeve, por jo në këto kushte. Unë nuk do të votoj, por nëse kushte do të ndryshojnë në të ardhmen dhe shumë njerëz që më mbështesin mua, do votojnë sigurisht”, shtoi ai.
I pyetur nëse do votojë nesër në Leposaviç apo nëse ka marrë ndonjë kërcënim, Jabllanoviç bëri këtë koment:
“Jo! Por ajo që është shumë e çuditshme, është se gjithmonë në zgjedhje kemi konflikte, kemi mesazhe të gabuara nga media, kundër partisë time dhe këtë herë asgjë s’ka ndodhur. Nuk jam njeriu që mund të kërcënohem”, theksoi ai/n.m.abcnews.al