Zgjedhjet në Turqi/ Rivali i Erdogan fiton shumicën e votave të emigrantëve

schedule12:20 - 15 Maj, 2023

schedule 12:20 - 15 Maj, 2023

Kandidati i opozitës dhe rivali i Erdogan, Kemal Kilicdaroglu, ka fituar një shumicë të madhe të votave të emigrantëve turq që jetojnë në Itali.

Siç u bë e ditur, kreu i Partisë Popullore Republikane (CHP) dhe kandidati për president të Turqisë në gjithsej 17.000 vota ka marrë 69%, ndërsa presidenti aktual Tajip Erdogan nuk i ka kaluar 29.1%.

Kandidatët e tjerë Sinan Ogan dhe Muharrem Inzte, sipas La Repubblica, kanë marrë përkatësisht 1% dhe 0.9% të votave. Sipas rezultateve të deritanishme, qytetarët turq që ushtronin të drejtën e votës në Greqi duket se shumica e tyre ka votuar për Kilicdaroglu.

Nga numërimi i 36 sondazheve të ngritura në Greqi, Kilicdaroglu ka fituar 73,09% dhe Erdogan 21,11% të votave. Pjesëmarrja arriti në 19.83% dhe 431 vota janë të vlefshme nga 437 që janë numëruar, në 52.78% të votave.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!