Qytetarët turq votuan ditën e sotme për të zgjedhur presidentin e tyre për 5 vitet e ardhshme. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00.
Favoriti i padiskutueshëm, sipas sondazheve duket se është Rexhep Tajip Erdogan. Por ky është shansi i fundit për Kemal Kilincdarolgu, i cili prej 13 vitesh tenton ta rrëzojë.
49.5% e votave të siguruara nga Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e para të 14 ditëve më parë, vërtetuan mbështetjen e gjerë që ai gëzon, pavarësisht krizës së madhe ekonomike.
Përballë tij, Kemal Kilicdaroglu nuk mundi të kapitalizonte politikisht as problemet në ekonomi, as erozionin e demokracisë në vend, as zemërimin nga tragjedia e tërmetiti vdekjeprurës të 6 shkurtit.
Të dhënat nuk janë në favor të tij, sidomos pasi kandidati i ekstremit të djathtë Sinan Ogan (5.17%) tha se mbështet Rexhep Tajip Erdogan.
/abcnews.al