Zgjedhjet në Turqi/ Përplasje në Francë mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të Erdoganit

schedule09:42 - 2 Maj, 2023

schedule 09:42 - 2 Maj, 2023

Përleshje të shumta janë regjistruar të hënën pasdite në Marsejë midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, rreth një qendre votimi për qytetarët turq që mund të votojnë paraprakisht në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi, duke rezultuar në lëndimin e katër personave, tha policia franceze.

Incidentet e para kanë ndodhur rreth orës 14:30 rreth qendrës së votimit, në periferinë jugore të Marsejës, pranë parkut Sano. Nga përleshjet, katër të plagosur u dërguan në spitalin Timon. Policia përdori gaz lotsjellës për të ndarë dy grupe rivale.

Erdogan, 69 vjeç, kandidon për rizgjedhje në zgjedhjet presidenciale të 14 majit, por do të përballet me një opozitë të bashkuar për herë të parë pas 20 vitesh në pushtet.

Ai do të përballet me tre kundërshtarë, më i rëndësishmi është 74-vjeçari Kemal Kilicdaroglu. Sondazhet parashikojnë një garë të paqartë që dy kampet kryesore sigurojnë se do ta fitojnë që në raundin e parë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!